Tani që janë të mbyllur dhe pa kontakt me botën jashtë, banorët kanë gjithë kohën e mundshme për të diskutuar një larmishmëri temash. Këtë pasdite, tema ishte ‘orientimi seksual’.
Amos: Bëjmë shumë gabim që paragjykojmë njerëzit, njerëzit kanë lindur me këtë gjë, bëjmë shumë gabim që paragjykojmë njerëzit që kanë lindur ndryshe nga ne. Nëse unë lind mashkull, dhe më pëlqejnë meshkujt unë nuk e zgjodha këtë gjë.
Tea: Është njësoj si përshembull, unë pëlqej meshkujt , pra kam lindur me këtë gjë, nuk e zgjedh dot që të pëlqej femrat.
Zhaklina: Të gjithë ne kemi energji mashkullore dhe femërore, në varësi të gjenetikës , kemi më të fuqishme njërën prej tyre.