15 konkurrentë janë bërë pjesë e spektaklit të BBV 2 duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mëngjesin e sotëm banorët pasi janë zgjuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin në lidhje me ndarjen e të gjitha punëve të shtëpisë. Por ajo që është vënë re kanë qenë edhe debatet e shpeshta që Mikela Pupa ka zhvilluar me këngëtarin Luiz Ejlli. Në fillim ata debatuan në lidhje me pjesën e termit të përdorimit të dhunës, më pas për pjesën e mbajtjes së syzeve apo lenteve.
Kur ata po qëndronin në kuzhinë së bashku me Kejvinën filluan të diskutonin edhe për lidhjen që Mikela ka pasur, ku ndër të tjera u shpreh se:
Shiko më beso që nuk e kam aq problem këtë pjesën e ndarjes, jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë. Pse u ndava? E ndava unë nuk më ndau.