Në vend që të kërkoni të tjerët për t’ju bërë të lumtur, do të merrni…!/ Horoskopi i Paolo Fox 27 dhjetor 2022

Dashi

Mezi po prisni të filloni Vitin e Ri. Planet për të çuar përpara karrierën tuaj ju mbushin me emocione. Mos u entuziasmoni më shpejt seç duhet. Para se të filloni këtë aventurë të madhe, kaloni disa momente duke reflektuar se ku keni qenë. 2022-a ishte një periudhë e mirë  për anën personale. Ju keni fituar shumë njohuri të avancuara dhe  keni shtyrë veten në territor të panjohur. Rezultati ka qenë një qëndrim më i guximshëm, duke ju ndihmuar për të thyer terren të ri. Jepini vetes një shpërblim për këtë zgjidhje të re.




Demi

Vendimi për një punë në një universitet, shtëpi botuese ose agjensi udhëtimi do të jetë një mundësi e mirë. Filloni të përditësoni CV-në tuaj, praktikoni aftësitë në intervistim, hartoni një listë referencash. Përgatitja është çelësi i suksesit tuaj. Pasi të keni gjetur pozicionin e përsosur, do të jeni në gjendje të kultivoni sigurinë financiare.

Binjakët

Viti i Ri do t’ju gjejë duke marrë përgjegjësi shtesë financiare. Mbikqyrja e një trashëgimie do të jetë një sfidë e mirëpritur. Edhe pse nuk jeni shumë materialist, jeni të mirë në zbulimin e vlerave të mira dhe mundësive për investime. Ky fond është i sigurt në duart tuaja. Pasuria juaj e shtuar do të hapë rrugën drejt një dashurie më të fortë. Do të jetë më e lehtë të lini mënjanë pasigurtë ndaj partnerit kur nuk jeni të shqetësuar për paratë. Nëse jeni vetëm, do takoni dikë të veçantë në vitin 2023, do të jetë një shok i mirë në udhëtim.




Gaforrja

Jini përzgjedhës për shoqërinë që do të mbani në Vitin e Ri. Kur keni interes për dikë, mund të bëheni të pakujdesshëm. Është e rëndësishme të merrni masa paraprake për sigurinë e parave tuaja, edhe kur jeni në një marrëdhënie të përkushtuar. Keni të drejtën e privatësisë. Duke kërkuar pavarësinë tuaj do të hapë rrugën për një ekzistencë më të shëndetshme në vitin 2023. Në vend që të kërkoni të tjerët për t’ju bërë të lumtur, do të merrni kontrollin e peizazhit tuaj emocional. Do të kultivoni një ndjenjë lumturie që nuk do të ndikohet nga rrethanat e jashtme.

Luani

2023-shi  paralajmëron të mos lodheni shumë. Duhet të tregoni më shumë kujdes  për shëndetin tuaj që të kaloni një Vit të Ri të lumtur. Në vend që ta digjni qiririn nga të dyja anët, pushoni më shumë. Bëni stërvitje të butë në baza të rregullta. Mbi të gjitha, shmangni shumë sheqerin, yndyrën dhe alkoolin. Duke kultivuar mirëqenien, do të tërhiqni më shumë vëmendje romantike. Nëse jeni  vetëm, do të takoni dikë të veçantë në një event sportiv ose në një udhëtim në distancë të largët.Do t?i gëzoheni vëmendjes së këtij personi. Nëse jeni në një marrëdhënie, do të dashuroheni si në fillim.

Virgjeresha

Do të duhet të përpiqeni të gjeni kohë për kërkime krijuese në Vit të Ri. Mos lejoni që talenti juaj të kalojë pa u vënë re dhe shfrytëzuar. Delegimi i disa detyrave tek të afërmit apo kolegët, do t?ua lehtësojë ngarkesën. Zhvendosja në një shtëpi të gjërë është një mundësi e mirë në vitin 2023. Sigurohuni që të zgjidhni një ambient relaksues ku mund të shkruani, të pikturoni ose të luani muzikë. Kur u jepni impulseve tuaja artistike respektin e duhur, do të vazhdojnë të rrjedhin si një lumë.




Peshorja

Përgjegjësitë familjare do të vazhdojnë të ndërtohen në vitin 2023. Është koha të rishikoni rolin tuaj. Në vend që të merrni përgjegjësinë e plotë për një të afërm, duhet ta ndani barrën me të afërmit e tjerë. Një punonjës për kujdesin shëndetësor në shtëpi do të jetë goxha i dobishëm. Nëse ke dashur ndonjëherë të shkruash një libër, Viti i Ri është koha për ta bërë këtë. Idetë tuaja janë të mrekullueshme dhe duhet të hidhen në letër.

Akrepi

Mund të mos jetë gjithmonë e mundur të shprehësh veten lirisht në vitin 2023. Të punosh për një kompani ose klient të profilit të lartë kërkon maturi. Mendoni të mbyllni llogaritë tuaja në rrjetet sociale. Mbani vetëm rrethin e ngushtë të kontakteve. Kurrë mos u përfshini në argumente online. Nëse i luani mirë letrat, të ardhurat do të rriten gjatë vitit të ri. Një punë që përfshin botimin, udhëtimin ose edukimin do të jetë si emocionale ashtu edhe me rritje  financiare.

Shigjetari

Është e rëndësishme të tregoheni të kursyer me financat tuaja në Vitin e Ri. Edhe pse paratë do të rrjedhin lirisht në llogarinë tuaj bankare, ajo duhet të ruhet dhe të investohet në mënyrë që të jetë afatgjatë. Lexoni sa më shumë të mundeni për ekonominë personale. Kur është fjala për punë, reputacioni juaj yjor do të tërheqë shumë biznese. Njerëzit do t’ju kërkojnë me emër, duke e ditur se jeni eksperti më i talentuar në këtë fushë. 2023 është një kohë e shkëlqyer për të nisur biznesin tuaj.




Bricjapi

Liria juaj personale do të jetë e kufizuar në 2023-shin. Ju jeni të gatshëm të bëni sakrifica personale për hir të sigurisë afatgjate financiare. Duke qëndruar i fokusuar në detyrat tuaja në Vitin e Ri,  do të jeni në gjendje të udhëtoni më lirshëm në të ardhmen. Kur ndjeni se muret po mbyllen, kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda. Një praktikë shpirtërore do t?i japë thellësi dhe kuptim  jetës. Çështjet që ju shqetësonin më parë, nuk do të jenë më të tilla. Do të merrni më shumë kënaqësi në bekimet që më parë i keni injoruar.

Ujori

Marrëveshja më frikërat e fshehura është kritike për Vitin e Ri. Ju nuk jeni më të gatshëm të jetoni në të kaluarën. Sa më shpejt t’i adresoni këto shqetësime, aq më shpejt do t’i kapërceni ato. Le të jëtë  2023-shi,  viti kur përmbushni potencialin tuaj të konsiderueshëm. Mos u habitni kur të shihni si popullariteti juja rritet për shkak të besimit të ri. Miqtë do të ofrohen për t’ju ndihmuar në mënyra të ndryshme. Gjeni dashurinë dhe shfaqni aftësitë tuaja krijuese.




Peshqit

Rrethi juaj shoqëror do të zgjerohet  më shumë gjatë Vitit të Ri. Kur është fjala për miqtë, cilësia është më e rëndësishme se sasia. Në vend që të bëni raundin e vazhdueshëm të festave, do të keni më shumë kohë për punë krijuese, si për të shkruar histori ose për të kompozuar muzikë. Arti juaj do të ushqejë një karrierë të suksesshme që përfshin shumë udhëtime. Do të jetë shumë argëtuese vizita në qytete magjepsëse.

Author: admin