Kjo mundesi qe do ju jepet do ndikoje tek ju 100%/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron keto shenja horoskopi

Dashi– Ju duhet të bëni pak më shume përpjekje për ta përmirësuar situatën në të cilën ndodheni. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të tensionuar dhe nervoz, si pasojë e ditëve negative të kaluara. Do të ndjejnë nevojën që të ruajnë qetësinë sidomos në fushën profesionale dhe familjare.

Demi– Ditë mjaft e qëndrueshme sot, por marrëdhëniet me njerëzit përreth duken disi të ngrira. Mund të përfshiheni në disa polemika dhe kritika, të cilat vijojnë ende të hapen. Bëni kujdes me ato që thoni dhe mundohuni që të tregoheni më të matur në sferën profesionale dhe sentimentale.




Binjakët– Hiqni dorë nga kapriçot e vogla. Do të jeni nën ndikimin negativ të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite, megjithëse ka mundësi të shumta rikuperimi në sektorin familjar dhe sentimental. Shpresoni që Viti i Ri të sjellë pozitivitet, duke zhdukur çdo mërzi që keni pasur.

Gaforrja– Ditë e trazuar dhe herë pas here e mbushur me debate të zjarrta. Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të angazhimeve të fundit. Do të jeni të përfshirë nga një humor i luhatur, sidomos në sferën sentimentale, ku nuk përjashtohen polemika të reja.

Luani– Do të shfaqeni të pakënaqur dhe me humor të keq gjatë gjithë kësaj dite. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi çdo situatë është kalimtare. Do të tregoheni shumë të përkujdesur ndaj partneres/it tuaj sot dhe marrëdhënia me të do të vijë duke u përmirësuar. Priten edhe surpriza të mëdha për ata që kanë shumë kohë bashkë.




Virgjëresha– Do të mund të rikuperoni një situatë mjaft të luhatur në sferën sentimentale. Pavarësisht ndonjë kritike në punë dhe familje, në fund të ditës do arrini të dilni me sukses. Financa të qëndrueshme por kjo nuk është kohë e përshtatshme për investime të mëdha.

Peshorja– Mos u tregoni posesivë pasi kjo mund të acarojë marrëdhëniet që keni me ata që keni në krah. Kjo situatë mund të sjellë edhe vendime të nxituara. Do të mund të nisni të mbillni “farat” për projekte të reja, të cilat do t’i përfundoni në muajt në vijim. Do të kenë nevojë për shtysë edhe sektorët e tjerë të jetës.




Akrepi– Yjet do t’ju bëjnë më të logjikshëm dhe do të mund t’i zgjidhni një nga një problemet e hershme. Do të vijoni të jetoni një ditë të karakterizuar nga një pozitivitet i fortë, i shtrirë në të gjithë sektorët. Mjaft e favorshme do të jetë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.

Shigjetari- Yjet do të kenë ndikim tejet të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Pasioni do të ndizet dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Parashikohen mundësi të mira rikuperimi në planin ndërpersonal dhe profesional. Filloni të mendoni edhe për investime afatgjata.

Bricjapi– Nga mëngjesi e deri në darkë emocionet do të jenë pa mbarim. Yjet do të kenë një ndikim ideal, për ta bërë këtë një ditë perfekte. Mjaft të favorizuara janë sfera sentimentale dhe ajo profesionale. Hëna e re ju mbron edhe në planin financiar, ndonëse duhet të organizoheni me kujdes.




Ujori– Komunikimi i mirë është gjithmonë një çelës që i hap të gjitha dyert. Duhet të mundoheni të përqendroheni maksimalisht dhe të çlodheni. Yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv në të gjithë sektorët. Në planin financiar, nuk duken në horizont të papritura.

Peshqit– Yjet janë në anën tuaj dhe sot ju mbështesin plotësisht. Dita do të jetë mjaft e favorshme në fushën profesionale! Por në raportet ndërpersonale dhe sentimentale nuk do të jeni aspak tolerant dhe do të bëni mirë. Shmangni keqkuptimet për çështje jo të rëndësishme dhe bëni mirë të fokusoheni tek kuadri i përgjithshëm.

Author: admin