Armaldo ka treguar në Big Brother Albania VIP 2 se ka hyrë për 3 qëllime. Tenori shprehu ndër të tjera se qëllimi parësor është përshtypja e mirë që kërkon të lejë.
“Dua të lë përshtypje shumë të mirë, për ata që më ndjekin. E dyta është që dua të tregojë sakrificat dhe vështirësitë që kam kaluar në jetë, për të arritur këtu ku jam. E treta dua që zhaneri që përfaqësoj të jetë shumë evident dhe të jetë një masë njerëzish që e njohin dhe të kuptojnë çfarë është”, tha Armaldo.
Zhaklina, Ronaldo dhe Herioni ndodheshin afër ruletës, duke biseduar bashkë.