Genti i ka folur Zhaklinës rreth situatës në shtëpi, ndërsa ajo mbetet në kamper bashkë me Ronaldon. Aktorit i ka bërë përshtypje deri tani pjesa e pastërtisë që mbajnë vajzat, ndërsa tregon që lë për të dëshiruar.
Zhaklina: “Po juve çunat si jeni?”
Genti: “Po ne mundohemi. Erdhëm sot në mëngjes. Të gjitha gjërat e lëna grumbull, ato shishet dhe gotat. S’e di. Një njeri dhe në shtëpi të veten, kur i sheh, vjen një moment që duhet t’i heqësh”.