Big Brother pa dje Ronaldon dhe Mikelën të debatonin gjatë emisionit, ndërsa gazetari ia përmendi edhe më pas Mikelës zërin e lartë.
“Nuk prekëm ndonjë gjë që s’duhet prekur. Nuk ka nevojë të ngresh zërin aq shumë, sidomos gjatë ‘prime’. Kjo gjë bëhet për të qenë protagoniste dhe ti e njeh shumë mirë televizionin, mos më gënje për këtë gjë”, tha Ronaldo.
Mikela në anën tjetër iu shpreh që në atë mënyrë kërkon të drejtën e fjalës, por që nuk ka lidhje me të qenit protagonist.