Olta ka qenë mjaft aktive në kamper, duke folur dhe për çifte të mundshme brenda shtëpisë. Nëse për Luizin dhe Kiarën mund të flasin të gjithë, Olta ka nxjerrë në pah dhe afrimin mes Amosit dhe Dea Mishel.
“Janë gradualisht, pa e kuptuar, duke u përshtatur bashkë në mënyrë fantastike. Veç e veç jo se shkojnë dhe ja u kam thënë, por janë duke u përshtatur”, tha fillimisht për Kiarën dhe Luizin.
Më pas u pyet nga Kristi, nëse mund të ketë çifte të tjera. “Amosi dhe Misheli janë të sigurtë. Ai thotë jo, por unë i shoh bashkë”, tha Olta.