Banorët po shijojnë atmosferën e festave në Big Brother Albania VIP 2. Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të interesit që ka treguar Luizi. Dyshja po bëhet gati për të performuar brenda shtëpisë në prag të ndërrimit të viteve.
Kënga pritet të jetë romantike, ndërsa Luizit do i duhet të mbajë në krah Kiarën. Mision ky, që duket i duhuri për të. “Tani këndoj, deri nesër”, thotë Luizi që fiton të qeshurat e Kiarës.