Ronaldo përlotet në Big Brother: S’dua të mërzis prindërit e mi

Ronaldo është përlotur gjatë një bisede me Efin, ku po fliste për prindërit e tij. Ai tregoi se gjërat që mund të thuhen brenda shtëpisë për të, mund të ndikojnë te familja e tij dhe Ronaldo kërkon ta parandalojë.

“Nuk dua t’i mërzis. Prandaj nuk e zgjata bisedën me Luizin mbrëmë se mund t’i isha kthyer. Aty e kam të gjithën. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë që as t’i mërzis, as t’i fëlliq ato”, tha Ronaldo.

Ronaldo është një nga konkurrentët më aktivë brenda shtëpisë më të famshme. Të martën doli nga rulota bashkë me Zhaklinën, për t’u bashkuar më pas me pjesën tjetër të banorëve. Si shumë të tjerë, pikën e dobët duket të ketë familjen.

Author: portali