Punët e shtëpisë/ Nervozohet Herioni: Do të nominoj…

Herioni është shprehur i nervozuar mëngjesin e sotëm, teksa pastronte ambientet e jashtme të shtëpisë. Ai ka treguar se do nominojë Ronaldon dhe gjithçka lidhet me punët e shtëpisë. As Armaldo dhe Kejvina nuk janë të kënaqur me disa banorë.

Herioni: “Si kalamaj kopshti. Njeriu çohet, e ka për detyrë ta pastrojë. Çohu, pastroje dhe fle gjumë prap, po pastroje se do çohen shokët. Pis, qelbët, unë e urrej të rri kështu. Nominimi i parë që do bëj: Ronaldo të dua fort, do të nominoj”.

Armaldo: “Ka të drejtë ai aty. Kam 3 ditë laj 150 pjata”.

Kejvina: “Edhe Olta me gjithë respektin nuk bën gjë, dhe Tea”.

Author: portali