Luizi ishte një tjetër nga banorët me të cilët Zhaklina kishte hatërmbetje, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se ai me të është sjellë edhe më mirë seç duhet.
Luizi: Zhaklina e di shumë mirë se çfarë kam bërë unë për ty.
Zhaklina: Mendoj që Luizi në fillim ishte shumë i mirë me mua, por pastaj ndryshoi. Donte të më fuste në sherr me Oltën, dhe pastaj më pyeste se çfarë problemi ke.
Luizi: Unë kam thënë që jam shqetësuar për ty. Unë nuk jam mjek, por ty të kam ardhur nga prapa. Ty nuk kam të fyer e sharë fare. S’të kam bërë asgjë! Unë të jam larguar sa kanë kujtuar se kam diçka tjetër me ty. Kaq mirë jam sjellë me ty!