Dashi
Disa çështje të rëndësishme familjare apo të së kaluarës do rikthehen në vëmendjen tuaj, por tashme do ndjeheni se do keni mundesi te gjeni nje bashkejetese te mire me kujtimet dhe veprimet.
Demi
Clirimi i Mërkurit të kundërt ju sqaron përfundimisht cdo rruge të paqartë dhe ju cliron komunikimin dhe idete në përgjithesi. Tashmë nuk do ketë shumë keqkuptime.
Binjakët
Kthimet mbrapa në cështje të jetës personale dhe ekonomike si edhe gabimet, që ndoshta keni bërë tashmë do minimizohhen dhe do vazhdoni më me sukses përpara.
Gaforrja
Do ndjeheni më të cliruar, por ndoshta edhe me te ekspozuar perball te tjereve dhe gabimeve apo gjykimeve qe te tjeret do ju konstatojne. Gjithsesi fillon nje periudhe me sqaruese dhe komunikuese.
Luani
Tani pengesat në mendjen tuaj duhet të jenë vetëm fantazma pasi nuk do jenë reale. Nëse e pranoni këtë atehëre duhet të pranoni që keni mbetur në një botë tjetër.
Virgjëresha
Do shikoni një përmirësim të marrëdhënieve tuaja me të tjerët apo do keni më besim tek planet tuaja. Jeta personale do fillojë të sqarohet pavarësisht, që duket sikur ka mbetur një kujtim i së kaluarës.
Peshorja
Ju rikthehen shpresat për një projekt apo takim të rëndësishëm, i cili ishte bllokuar kohët e fundit dhe nuk po ju lejonte të përparonit në karriere dhe jetë personale.
Akrepi
Puna juaj me jashtë vendit apo fama juaj do filloj tashmë të gjej rrugën e duhur apo njerëzit e duhur për tu prom ovuar ashtu si duhet dhe për të hapur horizonte të reja.
Shigjetari
Një cështje ekonomike shumë e ngecur apo e keqkuptuar do filloj të përparoj dhe t’ju jap mundësi të ndjeheni më të pavarur dhe më të fortë psikologjikisht.
Bricjapi
Një person i ri do futet në mes të marrëdhënieve apo bashkëpunimeve tuaja dhe kjo do i jap pak më shumë freski marrëdhënieve në përgjithësi.
Ujori
Puna dhe daljet apo udhëtimet do bëhen më intensive këtë periudhë. Takime me njerëz të rinj fli rte dhe dalje nga e përditshmja do ju bëjnë më rinor.
Peshqit
Në jetën erotike do jeni më të hapur dhe do ndaheni nga pengesat në mendjen tuaj duke i hapur rrugë komunikimit dhe njohjeve të reja pse jo.