Virgjeresha – Marrëdhëniet romantike mund të jenë një sfidë e vërtetë për Virgjëreshat, sepse ato janë të fiksuara pas detajeve dhe duan që gjithçka të jetë perfekte.
Kur hapen ndaj dashurisë, mund të luftojnë për të gjetur një rrugë të mesme në personalitetin e tyre dhe të përfundojnë duke e mbushur me kritika partnerin/partneren e tyre dhe shpesh bëhen të pasjellshëm.
Ata gjithashtu mund të veprojnë ftohtë përballë një situate që nuk u pëlqen. Duhet shumë kontroll emocional dhe ndjeshmëri për të pasur një lidhje dashurie me ta.
Shigjetari – Shigjetari konsiderohet të jetë shenja më e pavarur e zodiakut, kështu që marrëdhëniet mund të konsiderohen një sfidë për ta. Këta njerëz kanë frikë t’i japin aq shumë dikujt tjetër sa të humbasin lirinë dhe pavarësinë e tyre.
Sot mund të thonë se kanë ndjenja dhe bëjnë gjithçka për të qenë pranë partnerit/partneres, por nesër mund të zgjohen duke kuptuar se nuk u pëlqen shumë dhe se janë mërzitur. Kjo është arsyeja pse është shumë e vështirë të jetosh një dashuri me këta njerëz.
Ujori – Ujori është ndër më të ftohtët në zodiak kur bëhet fjalë për dashurinë. Ata vënë nevojat e tyre në radhë të parë dhe janë shumë të rezervuar, duke investuar kohën e tyre tek vetja dhe jo tek partnerët e tyre.
Kur ata nuk janë të qartë që në fillim, mund të lëndojnë vërtet njerëzit pranë tyre, të cilët me të vërtetë planifikojnë një të ardhme me ta.
Që një marrëdhënie me një Ujor të funksionojë, ata duhet të jenë me dikë të cilit vërtet i besojnë dhe të ndihen rehat në mënyrë që të jetojnë në baza ditore.
Durimi është karakteristika kryesore e atyre që janë të interesuar për të nisur një romancë me ujorët.