Horoskopi i Shën Valentinit/ Ç`parashikon për çdo shenjë

Dashi

Bëhuni gati për një kohë argëtuese, Dash! Edhe me një orar të ngjeshur pune, jeni gati për një festë. Nëse jeni çift, organizoni një takim romantik. Nëse jeni beqar kjo është një kohë përrallore për të gjetur dikë.

Demi

Gjërat po duken të nxehta për ju në dhomën e gjumit, Dem, duke e bërë këtë moment të përsosur për të qëndruar brenda shtëpisë. Një darkë me qirinj mund të jetë argëtuese sonte. Nëse jeni beqar, ftojini miqtë tuaj për një natë interesante me filma dhe verë.




Binjakët

Bisedat mund të jenë në qendër të vëmendjes për ju sot – ashtu siç ju pëlqen, Binjakë! Nëse jeni beqar, mund të ndjeni papritur dëshirën për t’u bashkuar me dikë.

Gaforrja

Kjo mund të jetë një ditë për t’u mbajtur mend, e dashur Gaforre. Njënmarrëdhënie mund të çohet në një nivel tjetër. Ju mund të krijoni edhe një partneritet fitimprurës biznesi.

Luani

Jeni shumë i zënë, por mos rrini pa festuar. Vetëm mos harroni: Nëse një ish-i dërgon mesazhe papritmas, mbani mend se mbi të gjitha është një ish. Mund të jetë më mirë t’i kurseni vetes ndonjë dramë në Ditën e Shën Valentinit!




Virgjëresha

Atmosfera sonte po duket e pabesueshme për ty, Virgjëreshë. Nëse jeni beqar, është nata juaj për të dalë në skenë. Nëse jeni çift, pse të mos rikrijoni një nga takimet tuaja të para?

Peshorja

Për ju, shtëpia është vendi ku është zemra dhe atmosfera aktuale kozmike ju thotë të qëndroni brenda. Duket sikur jeni duke punuar për ta bërë hapësirën tuaj të duket e mrekullueshme, prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi për të shfaqur stilin tuaj të dizajnit të nivelit të lartë. Festoni në shtëpi!

Akrepi

Ju jeni në qendër të vëmendjes këtë Ditë të Shën Valentinit, Akrep, duke e bërë këtë një kohë të mrekullueshme dhe një natë argëtuese! Rezervoni një darkë të shijshme në lokal më IN në qytet.




Shigjetari

Zgjeroni horizontet tuaja, Shigjetar. Hëna në Luan ju kërkon të bëni diçka të pazakontë. Komunikimi dhe rrëfimi janë të theksuara për ju sot, kështu që befasoni partnerin ose miqtë tuaj me një udhëtim në rrugët e kujtesës!

Bricjapi

Me fat ti, Bricjap. Pavarësisht se çfarë vendosni të bëni sonte, vazhdoni dhe shijoni lavdinë duke festuar sa larg keni arritur!

Ujori

Ju nuk jeni nga ata që ndjekin trendet, por fati po ju thërret. Kushtojini vëmendje njerëzve dhe lidhjeve që shfaqen për ju në këtë kohë – ato mund të jenë shumë domethënëse.




Peshqit

Romanca shfaqet për ju atëherë kur lidheni me njerëz që ndajnë të njëjtat mendime. Nëse jeni duke kërkuar për dashuri, një prezantim mund të jetë rrugës. Nëse jeni çift, organizohuni dhe festoni!

Author: admin