Nëse kërkoni të arrini diçka, bëjeni…!/ Horoskopi i Paolo Fox 18 shkurt 2023

Dashi

Mësoni të thoni ju lutem dhe faleminderit sepse sjellja juaj le për të dëshiruar. Lidershipi nuk vjen prapa skenave sepse fillimisht duhet të mësoni diferencën e njeriut që thotë se është në krye dhe personit që sillet sikur është shefi. Nëse kërkoni të arrini diçka, bëjeni me aftësitë tuaja e jo me shkëmbime fjalësh sa këtej andej.




Demi

Do merrni kontrrollin e një kompanie dhe kjo do jetë dëshmi e aftësive tuaja. Do zgjidhni edhe një puzzle në punë pas një peridhe të gjatë kërkimesh. Megjithatë mos u fryni shumë sepse nga euforia e tepërt mund të merrni vendimet e gabuara. Metoda juaj e punës është të studioni, dëgjoni dhe mendoni. Edhe në punët personale do merrni një vendim të rëndësishëm.

Binjakët

Ambicjet e mëdha do tju afrojnë me një pozicion të rëndësishëm në punë. Puna me publikun do e përforcojë akoma më shumë dëshirën që keni. Për ju nuk ka rëndësi se me kë bëni kompromis,vetëm që të arrini atë që doni, sigurisht bazuar edhe në aftësitë që keni. Do arrini të fitoni një pozicion si zëdhënës i një kompanie edhe pse në fakt kjo nuk është ajo që keni ëndërruar, por punët e mira bëhen avash avash thotë një shprehje. Kërkoni mendimin e peshores se cila duhet të jetë lëvizja juaj e radhës.




Gaforrja

Do merrni pjesë ne një konferencë kulturore që do tju iluminojë dhe do tju mbushë me disa informacione që nuk i dinit më parë. Gjithashtu do takoni edhe njerëz interesantë. Bëhuni gati  të ndryshoni mendim për një person që e keni vlerësuar prej shumë kohësh. Do keni një bisedë të gjatë me partnerin/end he nata do përfundojë me dashuri.

Luani

Prioritet i sotëm do jenë fitimet financiare. Është momenti që të shtroni pyetje dhe të merrni përgjigje në lidhje me disa probleme financiare që ju kanë shqetësuar prej kohësh. Duhet të bësh shumë telefonata ndaj përgatitu për atë që do pyesësh. Mos i trajtoni keq ato që nuk do dinë të japin një përgjigje.

Virgjëresha

Do bashkëpunoni me një koleg dhe së bashku do nxirrni disa ide brilante. Jeni të zotët në fokusimin në detajet e vogla dhe kjo është karekteristikë që ju shoqëron gjithmonë. Jo të gjithë do e kuptojnë botën tuaj sot. Megjithatë, mos u merrni vetëm me punë pune sepse keni nevojë edhe për pak dashuri. Shikoni rrotull sepse shumë afër jush është një person që ju vlerëson dhe nuk ka guxim ta shprehë hapur. Mbase duhet të bëni lëvizjen e parë.




Peshorja

Kolegët e punës do marrin në konsideratë mënyrën se si menaxhoni. Kjo do të thotë se jeni njeri i admirueshëm. Por nëse po kërkon një pozicion të ri duhet të merrni parasysh sugjerimet që do vijnë jashtë vendit të punës ku jeni aktualisht. Por jeni të lodhur nga rutina e përditshme. Kështu që merrni partnerin/en dhe bëni një udhëtim të shkurtër. Lidhja që keni momentalisht është për tu admiruar.

Akrepi

Do jetë kënaqësi për ju të merrni pjesë dhe të punoni në projekte kreative. Edhe pse kohët e fundit jeni fokusuar më shumë në probleme familjare.  Nëse je single, mund të njohësh dikë vërtet special dhe së bashku do përjetoni një takim shumë pasionant. Sigurisht, takimi ka gjasa të finalizohet në shtrat sepse asgjë nuk mund ti rezistojë akrepit, sidomos një femre.

Shigjetari

Do bëni një party pizhama në shtëpi dhe kjo festë do jetë më emociononuesja që keni përjetuar deri më sot.  Askush nuk do tju gjykojë nëse atë do pini shumë apo do hani shumë. Të gjithë do jeni njësoj dhe do përfundoni po njësoj, dikush do flerë në karrike e dikush vetë i pesti në krevat.




Bricjapi

Do bëni një postim shumë provokues në mediat sociale. Kjo do bëjë që shumë njerëz të afërt me ju të habiten dhe telefoni nuk do të pushojë së rëni. Askush nuk e di se përse e bëtë këtë veprim por ju do mbroheni me idenë se kërkoni të eksperimentoni duke dalë jashtë natyrës profesionale. Nëse po kërkon punë mund të kërkosh një mundësi në mediat online sepse mund të fitoni një pozicion mjaft tërheqës që ka të bëjë me shitjet e produkteve përmes telefonanave, ose ashtu si njihet ndryshe Call Center.

Ujori

Më shumë para po nisen drejt jush. Është një kohë e shkëlqyer për të investuar me mend. Është koha që të kërkoni edhe një rritje rroge apo një pozicion të ri për shkak të punës së shkëlqyer që keni bërë. Mos e nënvlerëso veten por guxo sepse nëse nuk e bëni këtë do mbeteni aty ku jeni dhe paratë nuk do kenë dhe aq rëndësi.




Peshqit

Sot do ndjeni energjinë e tepërt në trup. Është momenti që të vendosni kufjet dhe të dilni për një vrap të lehtë. Kjo do të shërbejë edhe si moment relaksi dhe mendimi. Do sfidoni një mik dhe kjo do tju bëjë të ndiheni shumë mirë sepse keni kohë që keni vënë re se ky mik po mundohet tju ulë poshtë personalitetin. Sjellja juaj për herë të parë do jetë me ofendime dhe të bërtitura. Me të drejtë në fakt se keni duruar shumë. Megjithatë nuk jeni tip si akrepi që merr hak dhe betohet për të mos e mbajtur më afër personin që grindesh. Pas pak kohësh do dilni dhe do shijoni një kafe duke i kërkuar falje njëri tjetrit.

Author: admin