Do jeni më të përgjegjshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni më ëndërrimtarë, por ama nuk do hidhni hapa të gabuara. Do mundoheni që në çdo moment të bëni diçka romantike për të shtuar edhe më shumë emocionet.
Ju beqarët do arrini të joshni personin që ju ka pëlqyer dhe shumë shpejt do filloni edhe një lidhje. Jeni vërtet në rrugë të mbarë. Në punë do jeni më dinamikë, plot vullnet dhe do veproni me shpejtësi të madhe. Disa kolegë madje do mendojnë se jeni nga një planet tjetër. Në planin financiar Mërkuri do ju ofrojë më shumë siguri.
Demi Sot do jeni përherë të gatshëm për të ndërhyrë e për të zgjidhur çdo lloj konflikti. Do jeni edhe më të hapur me personat që kanë pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Ju që keni një lidhje do jeni më të ndjeshëm dhe më të gatshëm për t’u dashuruar me pasion.
Nëse jeni beqarë nuk do e keni pikësynim kërkimin e një lidhjeje, por dikush që nuk e keni parë ndonjëherë do ju surprizojë. Në punë do ju kërkojnë ide dhe mendime pasi vlerësimi për ju është i madh. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të shpenzoni.
Binjakët Saturni do sjellë fat dhe përparim në çdo sektor gjatë kësaj dite. Më në fund ka ardhur koha të konkretizoni edhe disa projekte. Ju që jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin. Duke e mbështetur fort njëri-tjetrin do jeni edhe një ekip i pandashëm.
Ju beqarët do e adhuroni lirinë që keni dhe për asnjë arsye nuk do kërkoni ta ndryshoni statusin. Do ndiheni plotësisht të lumtur edhe kështu. Në punë do arrini të koordinoheni mirë me kolegët dhe së bashku do arrini shumë më lart nga sa mendonit. Financat do jenë të qëndrueshme.
Gaforrja Saturni do ketë vend shumë të rëndësishëm në qiellin tuaj sot. Duke qenë i pozicionuar pak keq mund t’iu bëjë të trishtuar dhe nostalgjikë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Mos u druani edhe të flisni për gjithçka që ju shqetëson.
Ju beqarët duhet të jeni sa më të matur nëse doni të angazhoheni seriozisht. Bëhuni edhe më të duruar pasi jo çdo gjë realizohet menjëherë. Në punë jo të gjithë kolegët do ua mbështesin idetë, por kjo nuk do të thitë që ju të dorëzoheni. Në planin financiar duhet të mobilizoheni më tepër për ta mbajtur gjendjen sa më të mirë.
Luani Falë Hënës do jeni më të përkulshëm gjatë kësaj dite dhe më të gatshëm për të gjetur ekuilibrin me të tjerët. Nëse keni një lidhje do jeni të kujdesshëm me sjelljen dhe do shmangni debatet për gjëra elementare. Mund të duroni më tepër edhe ndonjë tekë të partnerit.
Nëse jeni beqarë do keni fatin e madh për të takuar personin për të cilin keni ëndërruar kaq shumë. Në punë do keni rivalitet të fortë, por kjo nuk do ju bëjë të dorëzoheni menjëherë. Do keni durim dhe do jeni këmbëngulës. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë shumë të kënaqshme. Instinktivisht mund të shpenzoni më tepër nga sa duhet.
Vi rgjëresha Ndiqni intuitën gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Mos hezitoni të hidhni edhe ndonjë hap apo ta thoni me zë të lartë atë që mendoni. Nëse keni një lidhje duhet të shtoni dozat e sensualitetit dhe të krijoni më tepër momente romantike.
Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një person që dikur as nuk ja keni hedhur sytë. Në fakt kohët e fundit ai ka bërë ndryshime rrënjësore. Në punë do jeni më të duruar dhe do dini të frenoni. Do i dëgjoni me kujdes shefat dhe nuk do veproni asnjëherë kundër atyre që ata ju kërkojnë. Sektori i financave do ketë goxha turbullira.
Peshorja Sot do ju shkoni objektivave deri në fund dhe mund të lëndoni edhe disa persona që do ju dalin rrugës e do mundohen t’iu pengojnë. Nëse jeni në një lidhje nuk do lejoni askënd t’ua prishë marrëdhënien që keni krijuar me partnerin.
Për ju kjo marrëdhënie është e shenjtë. Nëse jeni beqarë do keni një surprizë të madhe në orët e mesditës. Në punë, para se të filloni një projekt të madh me sy mbyllur, merrni pak kohë për të analizuar gjithçka dhe për të mësuar edhe të papriturat që mund të dalin. Buxhetin do dini si ta menaxhoni më me shumë kujdes.
Akrepi Hëna dhe Mërkuri do ua bëjnë marrëdhëniet me të tjerët edhe më të thjeshta sot. Ju që keni një lidhje do qëndroni më tepër kohë me partnerit dhe nuk do reshtni së e puthuri e së e përqafuari. Edhe në momentet kur ai do jetë në punë do i dërgoni mesazhe të ëmbla.
Ju beqarëve di ju rrahë zemra edhe më fort. Do e adhuroni një person me humor të këndshëm dhe do mendoni të krijoni një jetë me të. Në punë do ju vihen në pikëpyetje disa projekte që keni nisur më herët dhe kjo mund t’iu trishtojë paksa. Gjithsesi do e gjeni një mënyrë për të mos e lëshuar veten. Financat do jenë më të mira falë mbështetjes së familjarëve.
Shigjetari Planetët do ju bëjnë të keni më shumë dyshime për çdo gjë sot. Ju që jeni në një lidhje nuk do mund të dashuroheni dot më qetësisht pasi do mendoni se partneri ka diçka që ju fsheh. Kjo gjë do ju shtojë edhe më shumë brengën dhe frikën.
Për ju beqarët ka ardhur koha të veproni. Nëse ju pëlqen dikush merrni guximin dhe thuajani. Në punë keni për të pasur më shumë ngarkesë se zakonisht dhe ndonjëherë do ju mungojë energji për të ecur përpara. Kërkoni edhe pak mbështetje. Me financat do jeni edhe më të vëmendshëm dhe nuk do bëni gabime.
Bricjapi Marsi do ju vërë paksa nën presion gjatë kësaj dite dhe mund të mos i arrini dot të gjitha ato që keni planifikuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni vetëm momente të bukura, por herë pas here mund t’iu lindin edhe debate e mosmarrëveshje.
Vështirësitë financiare do jenë një arsye për këto gjëra. Nëse jeni beqarë do keni një jetë të trazuar dhe as që do ju shkojë ne mendje të mendoni për dashurinë. Në punë do lodheni aq shumë saqë në disa momente do mendoni të dorëzoheni plotësisht. Buxheti do përkeqësohet për shkak të shpenzimeve të mëdha për kafe dhe aksesorë.
Ujori Planetët do vendosin më shumë rregull tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje është momenti i duhur për të filluar projekte të mëdha të çdo lloj fushe. Gjithçka që do nisë sot do konkretizohet shpejt dhe fiks ashtu si e keni menduar.
Ju beqarët do realizoni takime vërtet të bukura që do sjellin marrëdhënie të bukura. Në punë nuk do jeni plotësisht të bindur nëse mund t’i zgjidhni të gjitha projektet që keni nisur dhe mundet të mendoni të dorëzoheni. Për fatin tuaj të mirë miqtë nuk do ju lënë në baltë. Sektori financiar nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq.
Peshqit Sot çdo gjë do jetë shumë më e thjeshtë për ju. Të gjithë planetët do i keni në krah kurdoherë. Ju që keni një lidhje do kaloni përherë momente shumë pasionante dhe intensive. Të gjithë kanë për t’iu pasur zili dhe do ndiheni edhe më krenarë për ambientin që keni krijuar.
Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me disa miq të mirë kështu që nuk do e ndieni nevojën të krijoni një lidhje me patjetër. Në punë merrni pak kohë para se të filloni një projekt të madh. Reflektimi do ju bëjë të shmangni edhe rrugët e gabuara. Saturni do ju bëjë t’i menaxhoni edhe më mirë financat kështu që gjendja e tyre do jetë e kënaqshme. /dritare.net