Cilat nga Pengesat E te Kaluares Marrin Zgjidhje, Meri Shehu Ka Një Lajm Për Këtë Shenjë…!

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit! Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meri Shehu ka dhënë një lajm të mirë për shenjën e binjakëve, duke i lajmëruar se një çështje personale për ta shumë shpejt do të marrë drejtim. Ndërkohë që lajme për shenjat e tjera do të ketë edhe në sferën e parave, ku edhe do të ketë “dritë jeshile” për zgjedhjen e shumë situatave.

Dashi
Sot fillon një periudhë ku çështjet e keqkuptuara dhe të ngecura në jetën personale dhe në lidhje me karrierën të lehtësohen dhe të vazhdoni rrugën e lënë përgjysëm apo të ngecur.




Demi
Bisedimet për zgjidhjen e një ngërçi ligjor sot do përparojnë në formën më të mirë të mundshme dhe do t’u hapet drita jeshile drejt zgjedhjes së problemeve.

Binjakët
Diskutimet dhe mosmarrëveshjet në çështjet ekonomike do sqarohen dhe do i jepet fundi një lodhjeje në këtë drejtim. Një çështje personale do të marrë drejtim.

Gaforrja
Për ju dita mbart një rëndësi të veçantë pasi do lëhtësoheni në punë përveç pengesave dhe në diskutime dhe mosmarrëveshje, kishit dhe probleme të të tjerëve që nuk u lejonin të ecnit më para.

Luani
Për ju kemi arritur në atë pikë ku dukej se nuk kishte kthim mbrapa në pengesat dhe gabimet që nuk po ju lejonin të merrnit frymë. Tashmë do gjendet një rrugë më e sigurtë në jetën tuaj.




Virgjëresha
Në jetën personale do zgjidhet një ngërç dhe një pengesë që nuk iu lejonte ta shijonit apo ta kuptonit se sa rëndësi kishte të ishit të dashur dhe të qetë në një lidhje pa u ndikuar nga të tjerët.

Peshorja

Kishit një pengesë apo eneergji frenuese në çështjet familjare, e cila nga sot do të fillojë të lëhtësohet dhe projektet që keni për vete dhe të afërmit tuaj do të bëhen realitet.

Akrepi
Shumë të kushtëzuar nga mesazhet dhe komunikimi i deritanishëm. Do shikoni se rruga juaj do hapet dhe nuk do keni më pengesë në dhënien e marrjen e mesazheve tuaja për punën.




Shigjetari
Një ngecje e vogël ekonomike ën ditën e sotme do të jetë një lloj si një cunami që i tërheq detet për t’i risjellë me shumë fuqi. Prandaj kjo tërheqje do të jetë e përkohshme.

Bricjapi
Njerëzit dhe problemet e tyre që ju kishin marrë frymën do lehtësohen dhe do jeni më të qetë për veten tuaj dhe për dëshirat tuaja. Do keni shumë takime këtë periudhë.

Ujori
Një dritare e bukur fillon dhe hapet sot duke ju bërë më të hapur edhe ju në çështje të planeve pers.onale dhe të punës. Ju hiqet një pengesë e vënë nga persona të afërt.




Peshqit
Për ju dita duket se ju rikthen hum.orin e humbur dhe një person që e mendonit se nuk do bëhej më krahu juaj në një që.llim apo në një shoqëri.

Author: admin