Ish-aktori i humorit dhe bukuroshja, dy banorët e rinj që do futen sonte në shtëpinë “e madhe”?

Ish-aktori i humorit dhe bukuroshja, dy banorët e rinj që do futen sonte në shtëpinë “e madhe”

Aktori i humorit Elvis Pupa, nisi dyshimet se mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip 2”, me një postim në rrjetet sociale.

Ai pyeti ndjekësit: “Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi?”, duke lënë si opsion përgjigjeje “një reality-show.”

Vetë Pupa, i shtoi edhe më shumë dyshimet me një tjetër pyetje drejtuar ndjekësve në Instagram.

“A do të donit më shumë të qeshura në “BBV Albania?”, shkroi aktori, i cili u duk sikur dha një konfirmim për hyrjen e tij në format.

Ndërsa pak minuta më parë ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe në një video të publikuar në “Tik-Tok”.

Emri tjetër që po përflitet prej disa ditësh, është moderatorja Eriola Doci, por ditën e sotme dyshimet janë shtuar edhe më shumë.

Ish-aktori i humorit dhe bukuroshja, dy banorët e rinj që do futen
Gazetari Bledi Mane, deklaroi gjatë një interviste se “njëra nga hyrjet e reja në shtëpi do trazojë ujërat dhe do të zërë vendin e Kejvinës sa i takon provokimeve.”

Bledi nuk dha një emër konkret, por tha se bëhet fjalë për dikë që punon në “E Diell”, si Erjola, dhe shtoi se është një banore që “i duhet shtëpisë.”./oranews.tv

Author: portali