Nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”, nuk kanë munguar reagimet e Efi Dhedhes për situata të ndryshme të krijuara brenda shtëpisë.
Nisur nga loja me litar në nominim duhej të dilnin Luizi dhe Olta, por produksioni ka sqaruar kushtet e lojës dhe për pasojë ka dërguar në nominim Luizin, Kiarën, Oltën, Beatin dhe Dea Mishelin.
Ë
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Efi, e cila ka ndarë momentin në Instastory duke shkruar vetëm “Zot më jep qetësi.”
Advertisements
Kujtojmë që gjatë javës kur erdhi zarfi dhe u lexua nga Kiara u tha që ai banor që heq rripin, vetëm ai shkon në nominim.
Luizi ishte i pari që e hoqi në mënyrë që të dilte ballë për ballë me Oltën në televotim.
Advertisements
Dhe kështu ndodhi, pasi ai e detyroi aktoren ta hiqte edhe ajo rripin. Që në hyrje të spektaklit të sotëm Luizi u shpreh se dëshiron ai dhe gjithë banorët e tjerë, përfshirë Oltën që vetëm ata të dy të dalin në nominim. Arbana u shpreh se në fakt zarfi shkruante se i gjithë grupi do të shkonte në nominim nëse nuk e çonin lojën deri në fund.
Luizi nuk e pranoi këtë, duke u shprehur se e kishte lexuar fare mirë zarfin, disa herë. Madje kishte shkuar edhe në dhomë të rrëfimit, ku i ishte thënë e njëjta gjë. Artisti nga Shkodra u përball edhe më Arbanën, duke i mëshuar të tijës, mirëpo siç ndodh në këto rastë atij iu mohua fjala.