Supriza e këtij Big Brother Vip ka qenë edhe banorja Ermiona Lekbello. Ndonëse, hyrja e saj në fillim brenda shtëpisë së Big Brother Vip nuk u prit mirë nga ndjekësit, gjatë qëndrimit në shtëpi ajo ka ndryshuar komplet mendimin e tyre.
Në rrjetet sociale lexohen komente pozitive ndaj saj, ku disa prej tyre nuk ngurojnë të shprehin dhe dëshirën për ta parë Ermionën në finale.
Shpesh herë ajo bëhet temë diskutimi për “gricjet” me banoren tjetër të shtëpisë, Oltën. Së fundmi, një tjetër “sherr” ka ndodhur mes dy vajzave dhe shkaktare për këtë ka qenë aktorja.
Si duket ajo i ka treguar Ermionës se si duhet të veprojë në lojë, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak asaj.
Pjesë nga debati:
Ermiona: Hey strategjitë e lojës i bëj si të më dojë qejfi. Hey Olta nuk ke ardhur ti të më tregosh se si do të luaj unë në lojën time. Që kshu ulu e vazhdo lojën nëse ke b*thë. Ulu mi vazhdo. Mos më ec mua këtu dhe më intimidon e mendon që indimidohet Ermiona Lekbello. Se ka inditimiduar njeri. Intimidimet leri më tjetër njeri jo për mua. Ulu dhe vazhdo lojën
Olta: Çfarë po të intimidoj unë?
Ermiona: Ja pra q ë po më vjen këtu edhe më thua po të dua ta heq dorën, ma bën me ato duar kështu, kujt ja bën ashtu? Me kë po flet? Hey vazhdo ulu dhe mos e zgjat më. Po i rren mendja shumë.