“Mezi paske pritur moj vajzë”, Luizi bëhet xheloz pasi Kiara kërceu me balerinin

Çifti Luiz-Kiara nuk po kalon ditët e tij më të mira. Situata e ndodhur 2 ditë më parë mes tyre, ka sjellë reagime të shumta, teksa çifti nuk pati sërish një sqarim apo pajtim.

Madje në fund të spektaklit të mbrëmshëm, një surprizë e produksionit për vajzat nuk i ka pëlqyer aspak Luizit.

Vajzat u surprizuan nga trupa e balerinëve të “Top Channel”, të cilët i pritën në oborr. Vajzat dolën dhe kërcyen me balerinët, mes tyre edhe moderatorja Kiara Tito.

Përveç Kiarës, sigurisht vëmendja u përqendrua edhe te reagimi i Luizit, i cili nuk u mundua ta fshehë pakënaqësinë e tij për veprimin e Kiarës.

Gjatë gjithë kohës Luizi po e shikonte nga ekrani Kiarën teksa kërcente me njërin prej balerinëve, ndërsa kur u rikthye brenda nuk hezitoi as të komentojë. “Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di,”-i tha Luizi-Kiarës.

Author: portali