“E kisha të vdekur se do përjashtohesha”/ Luizi komenton zarfin e zi: Jam tym, i thirra mendjes

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u fut një zarf i zi, i cili u lexua gjatë spektaklit. Në të shkruhej se banori që do të thyente rregullat e BB VIP, do të eliminohej kategorikisht.

Gjithashtu në zarfin e zi thuhej se “askush nuk mund të shkelë mbi të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor”.

Këtë detaj e ka komentuar pas spektaklit Luiz Ejlli me Tan Brahimin. Teksa këngëtari ishte i shtrirë në krevat, aktori i njohur i humorit i ka shkuar pranë për ta pyetur se si ishte.

Luizi shprehet se është ‘tym’ pasi ishte gati të përjashtohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Luizi: Jam tym, isha gati duke u përjashtua

Luizi: Më vinte gati me qeshë kur thoshe ti ‘zarfi është për mua’. E di si funksionon kjo lojë, e di rregullat. Pastaj i thirra trurit, po ishte vonë. E kisha të vdekme që do më përjashtonin sonte. Janë rregulla, nuk ka lidhje të jesh i mirë, të jesh i dashur, si të duash.

Author: portali