Banori i ri Shpati e ka vënë përballë Kristin dhe e ka pyetur mbi të gjitha pikëpyetjet që secili nga ne me siguri ka tani mbi marrëdhënien e tij me Zazan. “A do të sqarohesh kur të dalësh me të?”, “Po tani a e mendon ndonjëherë?”, kanë qenë vetëm disa nga pyetjet që Kristi nuk ka hezituar t’u përgjigjet.
“Unë situatën do t’ja shpjegoj. Nuk do ta injoroj, nuk jam ai tipi. Do ia shpjegoj situatën si ndodhi dhe do të vazhdoj. Nuk kam çfarë të bëj.
Gjatë kësaj kohe e kam menduar, por jo më shumë si një person që kisha një ndjenjë, por si një person normal si do të ndihej, do të reagonte në këtë situatë. Si keqardhje deri diku,”-është shprehur Kristi.
https://www.instagram.com/reel/CpSrPfxPY3E/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bb45b4ad-b453-4be6-aaf7-21ac9977789d&ig_mid=3EE9F741-3FCC-4058-9D87-6BE5FEA1889B
Aliaj gjithashtu ka treguar se “të dashurën e tij jashtë” në rastin e Kejvinës e kishte respektuar sepse nuk ndjente asgjë për të. Por, në rastin e Keisit, situata është ndryshe.
“Unë doja ta respektoja. Në rastin me Kejvinën u përmbajta se nuk kisha interes tek ajo. Tani me Keisin është ndryshe,”-përfundoi Kristi./ikonstyle