Amos Zaharia ka folur së fundmi rreth eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP” dhe ka dhënë mendimin e tij për lidhjen e Luizit dhe Kiarës brenda në shtëpi.
Disa kombinime pranverore që do të të bëjnë të dukesh yll
Aktori sqaroi dhe njëherë keqkuptimet dhe situatat e krijuara për për shkak të humorit të tij ‘dark’ që sipas tij shumica e ka marrë në kontekstin e gabuar.
“Kam përshtypjen që me kohën, gjakrat do qetësohen. Në fakt gjëja e parë që unë bëra pasi dola dhe pashë një cunami komentesh, tani jam më i qetë dhe njerëzit janë qetësuar disi, ka akoma ndonjë tek tuk por kur përballova cunamin do i përballoj edhe këto, kuptova me të vërtetë që ishin keqkuptuar shumë nga gjërat që kisha thënë dhe prandaj kërkova një falje publike për njerëzit që nuk e kanë kuptuar humorin. E gjithë gjëja ishte tek njerëzit që nuk e kanë kuptuar, por gjëja që nuk më ka ardhur mirë është për ata që e kanë kuptuar dhe e kanë shfrytëzuar kundër meje”– u shpreh ai.
Më tej, Amos tregoi nëse mendon se lidhja e Luizit dhe Kiarës është vetëm për lojë dhe nëse do të shkonte në dasmën e tyre.
“Kjo është gjëja që unë kam dyshuar që në fillim të hyrjes sime aty brenda. Mendova që të dy po e shfrytëzonin për lojë, mbase Kiara më shumë sepse tek Luizi kam parë në një moment sinqeritetin në sytë e tij ose është një aktor shumë i mirë në jetë. Por tek Kiara e shikoja që kishte një lloj dyzimi. I ndjehej diçka që si të thuash ishte e pavërtetë, kështu që kjo po e vërteton në një farë mënyre. Unë si do që të jetë ju uroj që ata të martohen, të trashëgohen dhe të kenë fëmijë.
Nëse do të martohen realisht atëherë me shumë qejf do të jem atje. Por kur e shikoj që është një dasëm që bëhet sa për sy dhe faqe jo,”-përfundoi ai.