Çudirat e BBV nuk kanë fund! Produksioni ndryshon me tendencë mesazhin e fansit për Kiarën (Foto)

Çudirat e BBV nuk kanë fund! Produksioni ndryshon me tendencë mesazhin e fansit për Kiarën (Foto)

Disa ditë më parë, “Vëllai i Madh” krijoi platformën “Big Love” ku ndjekësit e këtij formati, apo “fansat” e secilit banor, do të kishin mundësinë ti dërgonin dhurata të ndryshme banorëve, qoftë një lule, bizhuteri, para etj.

Banorët deri më dje nuk ishin në dijeni të kësaj gjëje, por “Vëllai i Madh” vendosi që t’ia tregonte banorëve këtë.

Përmes një zarfi të bardhë që hyri në shtëpi, banorët u njoftuan për këtë platformë. Ata përveçse do merrnin dhurata dhe përshëndetje të ndryshme, mund edhe t’i kthenin falenderimin dashamirësit të tyre, sigurisht përmes ekranit.

Mes mesazheve të ndryshme për banorët, një mesazh erdhi dhe për Kiara Titon, partneren e Luizit, ku bashkë me një cokollatë shkruante: “Përshëndetje Kiara, shumë dashuri”.

Me ta lexuar këtë, Kiara e falenderoi “fansin” me një kunjë për Luizin: “Të puth fort Klevis. Jemi të dy me shkronjën “K”, Kiara Klevis”. Lokimagazinë

Ndërsa mesazhi i ardhur nga jashtë ishte shumë ndryshe produksioni e ka ndryshuar tekstin.

Author: portali