Luizi dhe Deamishel shpallen fitues të “Dancing With Big Brother”

Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua gjysmë finalja e “Dancing With Big Brother”. Banorët u ndanë në katër çifte, Kiara Tito ishte në rolin e moderatores, Tani në “Show Room”, ndërsa juri ishte balerina e njohur Lori Bala.

Luizi performoi me Deamishel, Olta me Shpatin, Armaldo me Nitën dhe Kristi me Keisin.

Dy çiftet që morën më shumë pikë ishin Olta me Shpatin dhe Luizi me Deamishel.

Sonte u zhvillua nata finale, ku në juri ishin Lori Bala dhe dy fituesit e “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha dhe Luixhino.

Luizi dhe Dea morën 28 pikë, ndërsa Olta me Shpatin morën 26 pikë. Luizi dhe Dea do të kenë imunitet për këtë javë.

Author: portali