Po luhet me politikë! Arbana dhe produksioni gjejnë më në fund mënyrën qe Luizi të shpërqëndrohet?

Sabiani banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip. Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit.

Ndonëse skeptik nga ekrani, do shihet në shtëpi se si do sillet ai përballë kësaj situate. Kjo mund të shihet edhe si një strategji e produksionit për të zbehur disi rolin e Luizit në shtëpi.

Padyshim që vëmendja e publikut tani do jetë te treshja Keisi-Kristi-Sabian, pasi është hera e parë në historinë e këtij formati që ndodh dicka e tillë.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga publiku ku shumica prej tyre në reagimet në rrjetet sociale e quajnë si dicka të tepërt dhe degjenerim.

Teksa ditët kalojnë, raporti mes Kristit dhe Keisit bëhet edhe më i fortë. Të dy ata kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe kanë thënë se ndihen mirë bashkë dhe se mbasë mund të lindë një dashuri.

Keisi herë pas here është shprehur se ka frikë nga kjo marrëdhënie, pasi do të dijë për opininion e të atit, Sabianit. Big Brother vendosi që të shfaqë një klip ku në të ishin të gjitha reagimet e Sabianit lidhur me marrëdhënien e tyre.

Keisi u surprizua nga i ati dhe bashkë folën për marrëdhënien e saj me Kristin. Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të dhe se e kishte porositur që jashtë.

Author: portali