Me një video të Luizit, Lori Hoxha u përgjigjet për herë të parë kritikave të kolegëve dhe publikut ndaj produksionit të BBVA

Me një video të Luizit, Lori Hoxha u përgjigjet për herë të parë kritikave të kolegëve dhe publikut ndaj produksionit të BBVA | Loki Magazine
Loki MagazineLokimagazine
“Big Brother VIP” është kthyer padyshim në programin më të suksesshëm dhe më të ndjekur nga shqiptarët, mirëpo ky sukses ka dhe anët e veta të këqija.

Jo pak herë është vënë në dyshim vërtetësia e këtij produksioni dhe shpesh kanë qarkulluar video me veprime apo deklarata që kanë tërhequr vëmendje dhe janë komentuar nga audienca.

Përzgjedhja e të eleminuarit nga produksioni dhe jo nga publiku, përgënjeshtrimi i sëmundjes së Luizit, favorizimi i disa banorëve, detyrat e dhëna në dhomën e rrëfimit, një banor i kthyer në “kurban” për të tërhequr audiencën.

Këto kanë qenë disa nga temat që janë përfolur në këtë sezon për të cilat producentja Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë publikisht.

Me anë të një shkrimi në InstaStory, ajo folur për presionin e madh nga audienca dhe kolegët, që e cilëson si të vështirë për tu “përtypur”. Teksa falenderon njerëzit që punojnë për këtë produksion, Lori nënvizon më tej moton e saj: “Ul kokën dhe puno” duke shtuar se nuk përbaltin punën e askujt.

Në fund ajo e mbyll me një duartrokitje publike për “Top Channel” duke shkriar se “Big Brother mbaron por mirënjohja dhe njerëzilliku mbeten”.

Postimi i plotë i Lori Hoxhës:

“Big Brother Vip eshte nje nga produksionet me te bukura por dhe me te veshtira qe Top Channel ka dhe vetem grupi qe punon per te 24 ore ne dite per muaj te tere mund ta kuptoje. Megjithate, kohet e fundit kam ndjere qe tek ta presioni qe vjen me audiencen gjigande qe ky program kap eshte shpeshhere e veshtire per tu kapercyer, dhe te sharat e vazhdueshme nga publiku i thjeshte por dhe ai mediatik eshte i rende per tu pertypur: Te arrish kete lloj suksesi ka te mirat dhe keqijat e veta, por ajo qe nuk duhet harruar per tu permendur eshte merita.

Eshoh qe gjullurdia e madhe qe krijohet sfumon fjalet e mira qe mund te thuhen ne perditshmeri sepse kritika ndonjehere eshte me e zhurmshme, por dua te mar kohen per te falenderuar publikisht te gjithe grupin e bashkepuntoreve te mi ne kete produksion gjigand per punen e palodhur por dhe forcen mendore qe kane per te perballuar kritikat, mallkimet dhe hetuesine publike. Nuk ka qene e lehte dhe une e di.

Ne kemi nje moto; ul koken dhe puno. Nuk perbaltim punen e askujt dhe nuk perfshihemi ne morine e komenteve qe vijne nga komentues te thjeshte por edhe kolege. Fjalet e banoreve ne video vijne si nje perqafim ne kete pike te punes kur audienca eshte maksimale por nje pjese e shoqerise deshton se vlersuari spektaklin dhe preferon te bej ate qe rendomte e con vendin tone ne veshtiresi; te mendoje qe punen e tjetrit di ta beje me mire.

Me lumturon te degjoj po ashtu fjalet e Luizit dhe vlersimin qe i jep medias qe po e mbeshtet se jo pak here ndodh qe personazhet qe behen pjese ne nje program te suksesshem mendojne qe jane me te rendesishem se platforma qe i jepet dhe pasi i marrin me te miren, mundohen ta shkelin. Une kam nje besim te madh qe gjerat e mira nuk behen vetem dhe mirenjohja te vlen gjithmone.

Top Channel i ka dyert e hapura per te gjithe qe ruajne te njejtat vlera ne te cilat ai eshte ndertuar; dashuria per te bukuren, deshira per te punuar, shpresa per te ardhmen dhe vullneti per te menduar pertej. Ne 22 vitet e kaluara Top Channel ka deshmuar se si behet me se miri nje spektakel dhe nen kujdesin e tij kane lindur dhe jane rritur disa nga personazhet me te dashur Shqiptar qe sot jane me te miret ne ate qe bejne. Jane krijuar po ashtu fenomene sociale qe kane arritur te sfumojne edhe veshtirsite me te medha, duke i dhene keshtu nje produksioni televiziv fuqine per te te lehtesuar realitetin ne ato ore transmetimi. Kjo meriton nje duartrokitje publike sepse Big Brother mbaron por mirenjohja dhe njerezelliku mbeten.”

Author: portali