Antoneta Koçi bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother. 28-vjeçarja u shpreh se në shtëpinë më të famshme në shtëpi do sjellë çiltërsi dhe energji pozitive.
Ajo gjithashtu është pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.
Antoneta u shpreh se po futet me qëllim të qartë, për të fituar. Ajo u prit mirë nga banorët e shtëpisë.
“Jam Antoneta Koçi, 28 vjeçe. Kam punuar në media si moderatore por pas jam përfshirë në një eksperiencë televizive në “E Diell”, në rubrikën “Për’puthen” që më dha një popullaritet shumë të madh.
E tani me dëshirën më të madhe po provoj një eksperiencë siç është “Big Brother” që mezi e pres. Do përpiqem të sjell ngjyra, çiltërsi po pa naivitet, sepse herë pas here konfuzohet kjo gjë dhe më të mirën nga vetja ime.
Në “Big Brother” do të futem se dua të fitoj, duke njohur potencialin që kam. Jam me këmbë në tokë, pavarësisht se si Luan që jam duket se pretendoj gjëra të mëdha, por pretendoj vetëm gjëra që mendoj se i përballoj. Jam gati të futem në shtëpi dhe të zbatoj të gjitha ato që thashë”, tha Antoneta në prezantimin e saj.