Negocimi i një marrëveshjeje fitimprurëse do të…!/ Horoskopi për ditën e hëne, 7 mars 2023

Dashi

Besojini intuitës suaj kur bëhet fjalë për një projekt personal. Edhe nëse nuk keni një precedent për këto lloje punësh, kjo nuk ju shqetëson. Jeni një pionier nga natyra. Të krijoni vetë rregullat është një kënaqësi më e madhe se të ndiqni një model të gatshëm. Lejojini vetes të bëni disa gabime në fillim. Ju nuk mund të arrini majat nëse nuk praktikoni dhe perfeksiononi teknikat tuaja. Mbajeni punën sekret në fazat e para. Gjëja e fundit që do të donit është të shqetësoheni nga kritika gricëse.




Demi

Dëshira për të vërtetën dhe paanshmërinë definon gjithçka që ju bëni. Kur hasni në fakte që janë në kundërshtim me bindjet tuaja, tregohuni të gatshëm për të ndryshuar mendimimin që keni. Mos harroni që dikur, një qëndrim kokfortë ju ka futur në telashe. Refuzimi për të bërë ndryshime ju ka mbajtur larg arritjes së potencialit tuaj. Tani shfrytëzoni lirinë e të qenit fleksibël. Modeloni sjelljet tuaja me ato të dikujt që gjithmonë rritet, ndryshon dhe mëson.

Binjakët

Rritja e njohurive tuaja do t?ju shtrojë rrugën për mundësi më të mira profesionale. Gjithmonë keni pasur aftësinë të mësoni shpejt. Nisni një kurs të ri. Do t?ju harxhojë kohën, por do të jetë stimulues. Do të bëni miq të mirë dhe do të ndiheni më mirë me veten gjatë këtij procesi. Mjaft dëgjuat ata tipa që ju thonë se duhet t?i përkushtoheni punës. Ju jeni një person inteligjent i cili ka nevojë për një punë interesante që të jetë i lumtur. Duke bërë të njëjtën gjë ditë pas dite, do të plakeni shumë shpejt.

Gaforrja

Vendosja e drejtësisë për një vendim të gabuar do të jetë një përdorim i mirë i kohës tuaj. Tipat nervozë do t?ju dekurajojnë duke ju kërkuar të mos flisni sikur pushteti është në duart tuaja. Mos i dëgjoni. Njerëzit do të befasohen nga qëndrimi juaj. Ata janë mësuar të shkojnë me turmën, por ju keni qëndrime të ndryshme ndaj rregullave pas të cilave shkon turma. Kjo është mundësia juaj për të bërë një organizim më gjithpërfshirës.




Luani

Një projekt tërheqës kërkimi do të jetë i dobishëm. Do të jeni në kërkim të fakteve që qëndrojnë fshehur. Disa njerëz do të ndihen të kërcënuar nga gërmimet tuaja për informacion. Mos u ndjeni nën presion për të diskutuar punën tuaj.  Ju nuk keni qëllim t?i përdorni zbulimet tuaja për të lënduar të tjerët, por të hidhni dritë në zonat e mbushura me mister. Duke gjetur guximin për të folur për tema tabu, do t?ju japë ndjesinë e çlirimit, por në të njëjtën kohë edhe e frikshme. Hidhini hapat me kujdes dhe mendoni për pasojat e zbulimeve tuaja.

Virgjëresha

Ju keni shansin të ndërmjetësoni një debat pasionant. Duke qenë në mes të kësaj beteje, ju do të arrini t?i ndani faktet nga trillet. Pasi gjërat të jenë vendosur në vijë të drejtë, palët do të jenë në gjendje të zgjidhni mosmarrëveshjet. Sekreti i suksesit tuaj është se keni një reputacion që respektohet. Njerëzit e admirojnë inteligjencën tuaj, njohuritë dhe zellin. Ata e dinë që ju do të punoni për një rezultat të drejtë që i pëfshin të gjitha palët.

Peshorja

Është një moment i mirë për të shkuar tek gardëroba juaj dhe për të hequr qafe të gjitha veshjet që nuk ju bëjnë ose që nuk i keni veshur kurrë. Tregohuni të pamëshirshëm gjatë kohës që bëni spastrime. Mund të ruani një ose dy veshje për arsye sentimentale. Të gjitha veshjet që duhet të ruani duhet të jenë atraktive, të rehatshme dhe mbi të gjitha të përdorshme. Nëse jeni të pavendosur, këkrkoni ndihmën e një virgjëreshe të pamëshirshme.




Akrepi

Hyni në një kompeticion. Do të jetë pak frikësuese, por argëtuese. Ndoshta do të zhgënjeheni nga rezultati. Nëse ndodh, kalojeni tronditjen. Lëreni të jetë si një mësim për t?u perfeksionuar.

Shigjetari

Të punoni nga shtëpia do të jetë e dobishme. Do t?ju pëlqejë të keni nën kontroll banesën tuaj, të rregulloni temperaturën dhe të uleni në një karrige të rehatshme. Të përqëndroheni plotësisht në detyrat tuaja, është kritike për suksesin tuaj. Këtë kohë përdoreni për punë, jo për të luajtur. Në fund do të shpërbleheni me paqe.




Bricjapi

Është koha e duhur për të shqyrtuar disa dokumente. Organizoni çdo gjë dhe mendja juaj do të jetë e qetë. Kur përballeni me klauzola ose fraza konfuze, shënojini ato me rreth të kuq. Qartësojini ato duke pyetur dikë dhe mos u shqetësoni për figurën që do të bëni. Duhet t?i dini mirë kushtet para se të bëni një marrëveshje.

Ujori

Negocimi i një marrëveshjeje fitimprurëse do të jetë kënaqësi. Këndvështrimet tuaja innovative do të bëjnë një figurë të mirë. Ata vlerësojnë gatishmërinë për të punuar me ju. Bëni gjithmonë biseda miqësore dhe mos u tërhiqni nga temat pasionante. Marrëveshjet më të forta bazohen tek logjika.




Peshqit

Të shpreni ndjenjat tuaja do t?ju ndihmojë për një aleancë të fuqishme. Keni një qasje shumë profesionale ndaj gjërave. Si pasojë, do të jeni në gjendje të shprehni shqetësimin tuaj si duhet në lidhje me problemet që keni hasur rrugës. Shqyrtoni faktet qetësisht dhe objektivisht. Një zgjidhje e duhur është rrugës.

Author: admin