Sjellja arrogante e Kiarës në raport me Luizin ditëve të fundit ka ndikuar në rënien drastike të ndjekësve të saj në Instagram.
Nga afërsisht 581 mijë sa kishte në pikën më të lartë, tani moderatorja Tito ka 546 mijë ndjekës, shkruan lajmi.net.Ajo madje është tejkaluar edhe nga Luizi, i cili tanimë ka 553 mijë ndjekës, teksa i shtohen dita ditës.
Vlen të theksohet se këngëtari Luiz Ejlli, numrin e ndjekësve në fjalë e ka arritur vetëm që prej hyrjes në shtëpinë e Big Brother Vip Albania,
teksa Tito ka një karrierë të tërë si moderatore dhe blogere, që për pikë kryesore ka pasur rritjen e profilit në Instagram.