Një shqetësim shëndetësor do tju detyrojë të…!/ Horoskopi për ditën e mërkure, 9 mars 2023

Dashi

Një shqetësim shëndetësor do t?ju detyrojë të reduktoni ngarkesën në punë. Kjo do të jetë pak frustruese për ju, sepse jeni mësuar gjatë gjithë kohës në aktivitet. Por megjithatë, nëse nuk ngadalësoni ritmin, një problem i vogël mund të shndërrohet në një shqetësim të madh. Qëndroni gjatë në shtrat, edhe nëse nuk flini dot. Qetësimi i trupit do t?ju japë shansin të merrni veten nga çdo shqetësim. Nëse kjo gjendje vazhdon kërkoni ndihmë. Mirëqenia juaj është e çmuar, mos e neglizhoni.




Demi

Një lajm tronditës nga një mik do t?ju bëjë të ndryshoni gjithë rutinën tuaj. Ndoshta do t?ju duhet të lëvizni më herët nga puna për të shkuar në spital apo për t?u kujdesur për kafshët shtëpiake të dikujt. Qetësohuni. Prezenca juaj do të bëjë që ky moment të kalohet shumë lehtë. Ka një arsye pse ju telefonojnë ju të parit në rast emergjencash. Të tjerët e dinë që ju mund të ruani stabilitetin në një situatë të stresuar.

Binjakët

Një mundësi e re karriere do t?ju trokasë, por me shumë mundësi do ta hidhni poshtë. Kjo punë ju kërkon udhëtime të vazhdueshme, çka do t?ju pengonte të kalonit kohë me familjen. Edhe pse jeni të etur të ecni përpara, nuk është thjesht momenti i duhur për një pozicion të tillë. Universi gjithmonë ju tërheq për një arsye. Ai ju detyron të rishikoni vlerat tuaja dhe të rimendoni angazhimet ndaj të dashurve tuaj.

Gaforrja

Dokumentat ligjore nuk do të mbërrijnë në kohë, duke shkaktuar një kaos në momentin e fundit. Ndoshta një udhëtim ose marrëveshje biznesi nuk do të realizohet. Në vend që të mendoni se ç?duhet të kishit bërë, shikoni drejt së ardhmes. Ulni tonin e ëndrrave tuaja dhe kërkoni një mënyrë praktike të të bërit të gjërave. Mos harroni se në jetë ka më shumë gjëra që vlejnë se suksesi në punë. Marrëdhëniet me të dashurit tuaj dhe shëndeti duhet të jenë prioriteti juaj tani.




Luani

Një problem me qarkullimin e parave do të bëhet shkak për një shqetësim. Mund t?ju mohohet një grant, një hua ose një bursë dhe do të vendoseni në një situatë të vështirë. Në vend që të ecni para me këtë plan të vështirë, ju duhet të ndryshoni drejtim. Është diçka e hidhur, por duhet ta gëlltisni. Hakmarrja më e mirë do të jetë të shfrytëzoni me mençuri burimet që keni në dispozicion. Duke ndërtuar tulla prej kashte, do të impresiononi njerëzit që ju vlerësojnë dhe do t mërzisni rivalët. Stimuloni kurajon dhe shfrytëzoni shanset.

Virgjëresha

I dashuri juaj, bashkëpunëtori ose partneri kanë nevojë për një ndihmë nga ju që nuk mund t?ja jepni. Mos lejoni hidhërimin të vendoset në zemrën tuaj. Është e mira që secili të shohë rrugën e vetë. Mjaft e pozicionuat veten në standartet e së pamundurës. Flini vonë kur të mundeni, kaloni kohë me hobit e preferuara dhe shijoni ushqim të këndshëm. Dalëngadalë rikthejuni ritmit normal dhe paqes.

Peshorja

Mbikëqyrësi juaj mund të mos e pëlqejë faktin që ju dhe kolegët tuaj jeni duke marrë trajtim preferencial dhe mund të rezultojë në një shkarkim. Nëse ngelni pa punë, gjetja e një pune të re do të jetë e vështirë. Mos i lejoni këto pengesa të shkatërrojnë besimin tuaj. Ju mund të jeni në gjendje të fitoni para përmes detyrave të pavarura dhe të përkohshme.




Akrepi

Është koha t?u jepni të rinjve një ultimatum. Sjelljet e tyre të këqija po mërzisin shumë njerëz. Është koha t?u jepni fund edhe nëse duhet të anuloni diçka të këndshme ose një privilegj. Qëndroni të qetë dhe të heshtur para shëpërthimeve emocionale. Nuk është e shëndetshme t?i jepni shumë kontroll një personi.

Shigjetari

Duhet të bëni disa riparime të rëndësishme. Telefonojini një personi profesionist. Rezistojini tundimit për t?i rënë shkurt. Një i afërmi juaj do të ankohet për mënyrën se si i kryeni këto punë të përditshme. Bëni një vesh të shurdhët ndaj këtyre vërejtjeve dhe bëni më të mirën me burimet që keni në dispocizion.




Bricjapi

Do t?ju jepet një mori përgjegjësish të reja duke e mbushur kazanin deri në grykë. Edhe pse jeni shumë të rreptë në lidhje me plotësimin e afateve, ky zell do t?ju bjerë. Ju keni vetëm dy duar dhe do të jetë e pamundur të përfundoni gjithë punën brenda afatit kohor të lëvruara. Të gjithë e dinë që nuk i zvarrisni gjërat kur është fjala për punën, por kësaj sfide duhet t?i dorëzoheni.

Ujori

Të ardhurat tuaja natyrale nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet. Ajo që ju duket si punë fitimprurëse nuk do t?ju sjellë më para të thata. Një pjesë e problemit qëndron në faktin se jeni shumë bujarë me të tjerët. Nëse po mbuloni shpenzimet e dikujt tjetër, apo po ndihmoni një të afërm financiarisht, duhet të ndaloni. Prioritet duhet të keni veten tuaj.




Peshqit

Keni kafshuar më shumë se ç?mund të përtypni dhe tani po paguani çmimin. Shumë njerëz po mbështeten tek ju për mallra, shërbime dhe udhëizme. Është mirë të prisni litarin. Reputacioni juaj do të vuajë për një afat të shkurtër, por nuk do të bllokoheni nga lodhja. Kur emocionet ju trullosin, merrni frymë dhe shkoni në një vend të izoluar dhe të qetë. Psh, largohuni nga puna herët, vishni bizhamat dhe zhytuni në shtrat.

Author: admin