Efi dhe zhaklina ‘përplasen’ ashpër: Ishe në rregull me tradhtinë e Kristit ndaj të dashurës

Përplasje e fortë, Efi-Zhaklinës: Ishe në rregull me tradhtinë e Kristit ndaj të dashurës. Kiara mori avantazh si lidere e shtëpisë duke marë informacione nga jashtë. Ajo u shtang nga komentet e Efit, shkruan lajmi.

Lidhur me këtë u debatua edhe në studio mes Efit dhe Zhaklinës, opinionistes së “BBVA”. Ato u kapën me njëra-tjetrën, pasi Zhaklina e cilësonte dhunë veprimin e Luizit ndaj Kiarës në lavandëri, ndërsa Efi e mendonte të kundërtën. Efi ishte ajo e cila tha se pse nuk u morën ata më gjatë edhe për tradhëtinë e Kristit ndaj të dashurës jashtë.

Pas kësaj “shpërthyen” debatet edhe më shumë, dhe Efi e konsideroi këtë si frymë të gabuar për t’iu dhuruar shqiptarëve. Kujtojmë se Zhaklina ka mbështetur lidhjen e Kristit me Keisin, teksa sonte tha se ata kanë diskutuar dhe gjykuar mjaft atë për lidhjen e tij jashtë.

Per lidhjen e Kejsit dhe Krsitit, ka reaguar shpesh here ish e dashura e ketij te fundit, e cila e ka thumbuar me postime te ndryshme, por ishte produksioni ai i cili ia mbajti te fshehte Kristit duke mos i treguar per reagimet e saj. Shiko videon:

https://www.instagram.com/_u/topchannelalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=37035a5b-3601-45a4-ba88-1b8d5a876897&ig_mid=0AA05F66-4B36-4005-8CD3-272B1017BD2A

Author: portali