Rrjeti është i zemëruar ndaj produksionit të Big Brother Vip edhe njëherë tjetër dhe tani shkak është bërë shpëtimi i Oltës nga nominimi i djeshëm.
Mbi 90% e komenteve në rrjet nxirrnin Oltën automatikisht nga shtëpia, por ajo u shpëtua e para nga nominimi, edhe pse hyri në shtëpi pas Armaldos (një tjetër moment tepër i diskutuar për një shëtitje të mundshme të Oltës jashtë shtëpisë).
Nisur nga kjo, ndjekësit janë gati për një tjetër protestë, këtë herë para kompanisë Vodafone në mënyrë që të publikohet votat.
“Do bejm protest para vodafonit nxirrni votat per olten”, shkruan një ndjekës, koment i cili ka marrë mijëra pëlqime.
“Olta me e votuara per te dale jashte jo vetem shpeton e para po i fut edhe i muhabet me burrin 5 min jashte para se te futet brenda prap e merr informacion”, shkruan një tjetër ndjekës.