Nora Malaj: Shoqëria e goditi Kiarën nën brez!

Nora Malaj e ftuar në Dritare Tv analizoi edhe banoret e Big Brother Vip. Malaj u shpreh se vajzat janë futur mirë në këtë lojë duke treguar karakterin e tyre luftarak. Ajo ka bërë një analizë edhe të lojës së Kiarës brenda shtëpisë më të përfolur në Shqipëri.

“Loja e Big Brother Vip është një lojë psiko-emocionale dhe tregon që është një lojë përtej qenies njerëzore. Pasi ne e dimë shumë mirë që njeriu është një qenie që do të jetojë në habitatin e tij nëpërmjet komunitetet edhe komunikimit. Gjuha bëhet e fortë dhe komunikimi më i fortë atëherë kur ti nuk ke mundësi të takosh të afërmit e tu. Vajzat po komportohen mirë në këtë lojë, duke treguar karakterin e tyre luftarak, duke treguar që edhe vajzat dhe djemtë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

 

Në fillim Kiara dukej sikur po rrinte atje ke cepi, si bukuroshja e fjetur. Në momentin kur ajo bëhet lidere në familje ajo tregoi se di të menaxhojë dhe ndajë role dhe duke bërë ketë tregon aftësinë që ka një grua për te menaxhuar kur i jep përgjegjshmëri. Kjo tregon një tjetër profil të Kiarës. Nga një vajzë e brishtë, kaloi në një vajzë elastike, si puna e llastikut, tërhiqet dhe shkon në vend. Që ka forcën e elasticitetit, argumentit, që u shqetësua shumë nga fjalët që dëgjoi nga portalet. Ajo është edukuar nga familja që të ketë disa parime të forta. Pra nuk do te dalë nga vejta. Por nga ana tjetër kuptoi se pavarësisht mënyrës së saj moralizuese, kjo shoqëri ndonjëherë nuk është moralizuese ka qejf të të godasë nën brez. Për një grua thashethemi është i rëndë, sepse është goditës. Është dhe mentaliteti i shoqërisë që të godet. Nëse do marrim numrin e klikimeve të saj, nga parimet e gazetarisë kuptojmë se lajmi i keq nuk është ai lajmi që është i mire, por është ai lajmi që klikohet më shumë. E mira nuk përbën lajm, problemi përbën lajm. Në atë shtëpi ti je vetvetja dhe mundohesh të dalësh në lëkurën e së vërtetës jo ne atë që ti do të luash.”, u shpreh Malaj në Dritare Tv./K.C/dritare.net

Author: portali