Luiz Ejlli nuk ka kursyer banorët e rinj që janë bërë pjesë e shtëpisë së BB VIP duke i thënë se të krijojnë grupe sa të duan, por ende do mbeten ‘tufë lepurushash’.
Luiz Ejlli nuk ka kursyer banorët e rinj që janë bërë pjesë e shtëpisë së BB VIP duke i thënë se të krijojnë grupe sa të duan, por ende do mbeten ‘tufë lepurushash’.
“Nëse ti bëhesh grup, je duke ma bërë ti me tendencë. Po më hyn në hak. Se nuk je i fortë vetëm. Se je thjesht një lepurush që do me u bashkuar me tufën,”-ka thënë Luizi.
Ndërsa Olta Gixhari duket se ka marrë “hov” nga hyrja e Qetsorit në shtëpinë e “Big Brother Vip” pasi të dy diskutojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin.
Teksa kanë qenë në kuzhinë ata janë përpjekur të ngacmojnë këngëtarin, i cili po kalonte pranë tyre.
“Je bërë qingj o Luiz. Po ku paske qenë, se të ka ikur ngjyra e fytyrës,”-është shprehur Olta.
A.M./Shqiptarja.com