VIDEO/ 1,2,3 puthe! Qetsori nuk përmbahet, puth në buzë Sabianin

Loja me pyetje dhe përgjigje herë mes vajzve dhe herë mes djemve, po realizohet shumë shpesh në shtëpinë e “BBV”, sidomos ditët e fundit.

Pse jo, në fakt. Nëpërmjet kësaj loje ku ose duhet t’i përgjigjen pyetjeve me spec, ose duhet të kryejnë një dënim, shumë sekrete të banorëve kanë dalë në pah.

“Trego emrin e të dashurës së fundit që ke pasur, ose puth një nga djemtë në buzë,”-ka qenë pyetja për djemtë, ku disa kanë zgjedhur t’i përgjigjen për t’i shpëtuar dënimit, përveç Qetsorit i cili pa u menduar dy herë ka puthur në buzë Sabianin.

Kjo situatë ka sjellë të qeshura dhe shumë reagim në mesin e banorëve, ndonëse tregon edhe njëherë gatishmërinë e Qetsorit për t’i çuar deri në fund të gjitha lojërat dhe sportivitetin e Sabianit sigurisht.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=064e3178-93bb-4f2a-8d69-46bf8865a18d&ig_mid=09F7D453-8154-4DEC-B800-3EBFE5737F96

Author: portali