Ish-fituesi i Big Brother vite më parë, Qetsori ka hyrë me synim të qartë në edicion. Ndonëse i njohur me këtë format dhe i shpallur fitues në edicionin e dytë të Big Brother, ai tha se ka hyrë të thyejë rekord botëror, të fitojë për të dytën herë. Ai madje u shpreh se Luizi nuk e meriton ta fitojë këtë Big Brother pasi është shumë intrigant dhe manipulator.
I pyetur nga Fotini, nëse mendon vërtetë që ai do e fitojë këtë Big Brother, Qetsori shprehu sigurinë se po, duke thënë se është shumë i përqëndruar në çdo gjë.
“Do thyej rekordin botëror, do fitoj dy Big Brother, jam shumë i përqëndruar’– u tha banorëve Qetsori, i cili nxorri mikrofonin e tij që mban numrin 1, si për të nënkuptuar se është i pari në garë.