Mes informacioneve që Kiara mori nga jashtë në Prime-in e së martës, ishte edhe një titull në lidhje me një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta Gixhari. Ajo kishte shprehur mendimin e saj për marrëdhënien Kiara-Luiz dhe për vijmësinë e saj jashtë, mendim i cili nuk i ka pëlqyer aspak Luizit.
Para pak ditësh, Luizi shprehu brenda shtëpisë se do t’i japë një përgjigje motrës së Oltës.
“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”- tha Luizi.
Ditën e sotme, motra e Oltës i është përgjigjur deklaratës së Luizit: “Jemi mësuar me kërcënimet e Luizit, doja të sqaroja deklaratën time që kam dhënë s ai takon lidhjes Luiz-Kiara. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”
Më tej ajo foli edhe për lojën e Oltës, të cilës tha se do t’i bëjë një surprizë në “BBV”: “Shtëpisë i duhet Olta, padiskutim deri në finale. Më pëlqen shumë kjo Olta që po shoh tani, është Olta që është më e duruar dhe përdor inteligjencën e saj dhe po luan drejtëpërdrejt me Luizin. Mendoj se do të jem brenda në shtëpi për t’i bërë një surprizë sepse unë jam një energji shumë e mirë për të. Nëse do t’i thoja diçka është për humorin ta përdorë më shumë.”