6 Këshilla Që Duhet Të Keni Parasysh Për Të Qenë Më Të Lumtur…!

Lumturia është sigurisht një ndjesi e brendshme, por që varet shumë nga rrethanat e jashtme. Është e pamundur të ndihesh i lumtur, kur gjithçka po shkon keq me jetën tënde. Mirëpo edhe kur gjithçka shkon mirë, ka momente kur nuk ndihemi plotësisht mirë me veten tonë. Në këto raste, ne kemi 6 këshilla për t’ju sugjeruar, në mënyrë që të ndiheni më të lumtur.




1. Pranoje mungesën e perfeksionit tek vetja dhe tek të tjerët. Është e pamundur që gjithçka të jetëperfekte, apo që çdo zgjedhje në jetë të jetë e duhura. Të gjithë gabojmë dhe duhet ta pranojmë se nuk jemi perfektë. Duhet ta falim veten dhe të tjerët në raste gabimesh.

2. Lidhu emocionalisht me të tjerët. Është tepër e rëndësishme të krijosh njohje me sa më shumë persona në jetë, dhe këtu nuk nënkuptojmë lidhje romantike. Mjafton edhe thjesht t’i njohësh, apo t’i takosh përmes miqve. Duke njohur shumë persona, duke dëgjuar historitë e tyre, mëson më shumë për jetën.




3. Ktheje dashurinë në veprime, jo ta konsiderosh thjesht si fjalë. Dashuria nuk duhet të shprehet thjesht me fjalë. Populli e thotë shumë saktë: “Fjalët i merr era”. Dashuria ka nevojë për veprime që të mbahet gjallë dhe e shëndetshme për një kohë të gjatë.

4. Mjaft e gjykove veten dhe të tjerët. Siku rse e shprehëm më sipër, të gjithë gabojmë në një moment apo në një tjetër, ama kjo gjë nuk duhet të bëhet burim paragjykimi. Nëse ka diçka që të mëson më mirë nëjetë, ato janë gabimet.




5. Kurdo që të jetë e mundur, zgjidh optimizmin mbi negativitetin. Mos qëndro i ngrysur gjithë kohës nëfy tyrë, mundohu të shohësh anën pozitive edhe në gjërat që në dukje mund të jenë shumë negative dhe tërënda. Çdo gjë e keqe, e ka një të mirë nga pas.

6. Gjeje dhe shprehe mirënjohjen. Është një ndër virtytet më të mëdha që jo çdokush e ka. Mirën johja flet shumë për dikë. Nëse dikush është mirënjohës ndaj një personi që e ka ndi hmuar në rast nevoje, kjo tregon se ai nuk harron dhe në një moment të caktuar, do t’ia kthejë nderin.

Author: admin