Zarf/ Loja Ecosoft, banorët duhet të mbushin enët me ujë

Kompania Ecosoft me eksperiencë 5-vjeçare në tregun shqiptar dhe 31 vite eksperiencë ndërkombëtare solli në shtëpinë e Big Brother një sfidë interesante për banorët.

Në një hark kohorë prej 60 minutash, ata duhet të mbushnin disa gota nga rubienti i dy pajisjeve të vendosura në oborr, pa lënë asnjë pikë uji që të biente në tokë.

Pasi ta merrnin ujin me gota, banorët duhet ta trasnportinin ujin në vazot e mëdha të cilat ndodheshin në skajin tjetër të pishinës.

Sfida konsiderohet e kompletuar, nëse të gjitha enët e vendosura në oborr, do mbusheshin me ujë. Nëse banorët do ia dalin me sukses, kompania Ecosoft merr përsipër që të dërgojë ujë të pijshëm në shtëpitë e të gjithë të moshuarve (azile) në të gjithë Shqipërinë.

Author: portali