“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët marrin mesazhet e fansave të tyre.
Edhe ditën e sotme ata janë pozicionuar në livin dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekrani ne shtëpisë.
Një nga mesazhet kishte ardhur për Luizin nga nëna e tij. Ajo i përshëndeti të gjithë banorët e shtëpisë, madje kishte dhe dy fjalë për Oltën dhe Luizin duke na suprizuar jo pak.
“Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluze. Më keni knaq nëna e Luizit nga Neë York”, shkruhet në mesazh që ka emocionuar Luizin dhe banorët e tjerë.