U duk se raporti i tyre u kris, por ky veprim tregoi shumë për raportin Efi-Luiz
Marrëdhënia jashtë e Efit dhe Luizit është mjaft e mirë, të paktën këtë tregojnë rrjetet sociale.
Pavarësisht gjithë diskutimeve dhe situatave që kanë ndodhur pas largimit të Efit nga “Big Brother Vip”, shoqja e Luizit, e cila menaxhon llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit, nuk është ndikuar aspak nga përpjekjet e produksionit për të krisur miqësinë e ish-konkurrentes së “Për’puthen” me Luizin.
Sot Efi feston ditëlindjen dhe një ndër urimet e para për ish-banoren e “Big Brother Vip” ka qenë pikërisht nga Instagram-i i Luizit.
Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon llogarinë e këngëtarit në rrjetin social, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira.” Prime-i i kaluar duket se krisi miqësinë e Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe “dhunën” e këngëtarit. Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë. Kjo çështje u diskutua përsëri dhe ishte Luizi ai që foli në lidhje me informacionet që Kiara mori nga jashtë, duke mbajtur anën e kësaj të fundit.
Luizi u shpreh se “është e drejta e të gjithëve ta përdorin historinë e tij me Kiarën”, ta përdorin për interest e tyre personale, referuar kështu ish-banoreve, mes tyre edhe Efit.