ME NE FUND! Përsëri ndryshime në çmimin e madh, banorët marrin lajmin e rradhës – Lajmi
Për shkak të fjalorit të papërshtatshëm, ‘Vëllai i madh’ i dënoi banorët disa javë më parë duke u ulur para nga çmimi i madh për çdo ofendim të rradhës.
Ndaj, gjendja e çmimit të madh gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë €48.000.
Për këtë arsye produksioni u ka dhënë disa sfida banorëve për të rifituar paratë e humbura, por shumica e tyre kanë rezultuar pa sukses.
Së fundmi, atyre u është dhënë prova me lojën siameze, të cilën edhe pse nuk e përmbushën si duhet, ‘Vëllai i madh’ i toleroi duke u shtuar para në çmimin e madh.
Ditën e sotme banorëve u është komunikuar lajmi se janë shtuar 20000 euro në çmim.
Kujtojmë se ky është edicioni i parë që pëson një zbritje të tillë për shkak të fjalorit të pa përshtatshëm që banorët përdorin në kuadër të lojës.
Mbetet për tu parë në vijim nëse çmimi do të rritet përsëri.