Çfarë ndodhi? Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores së ‘Big Brother Vip’, Luizi “shfaqet” surprizë në festën e Efit (FOTO)

Çfarë ndodhi? Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores
Efi festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Padyshim që ajo është një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP” që gjithashtu edhe pas daljes nga shtëpia vazhdon të ketë mjaft vëmendje.

Me rastin e 27 vjetorit, Efi ka organizuar një festë të madhe ditëlindjeje. Për të këduar në festën e saj ishin këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni, ndërkohë të ftuar ishin mjaft VIP-a dhe gjithashtu ish banorë të BBV.

Çfarë ndodhi? Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores
Por si u shfaq Luizi në festë? Patjetër që Efi nuk harroi edhe bashkëudhëtarin e saj të preferuar nga BBV në ditëlindjen e saj.

Nëpërmjet këngëve të tij, që tashmë janë kthyer në hit-e, Efi përfshiu Luizin në ditëlindje ku kërceu e festoi me to.

Çfarë ndodhi? Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores
Kujtojmë se Vëllai i Madh, vetëm pak ditë më parë krisi raportin e Kiarës dhe Efit duke shfaqur brenda shtëpisë reagimet e Efit për çiftin. Edhe pse Efi u mundua t’i tregoj Kiarës së gjërat nuk janë siç duket, kjo e fundit u prek.

Çfarë ndodhi? Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores
Por në festë Efi tregoi se nga ana e saj marrëdhënia me Luizin mbetet e njëjtë.

Author: portali