Zarf/ Sfida e imitimit, banorët do të imitojnë për 24 orë njëri-tjetrin

Vëllai i Madh mendoi një tjetër lojë interesante dhe argëtuese për banorët e shtëpisë. Përmes një shorti me gogla, secili banor duhet të zgjidhte një emër, në mënyrë rastësore dhe emri i banorit që do t’i qëllonte në enën e qelqtë, duhet ta imitonin atë për 24 orë.

Sfida e imitimit nuk ishte e përcaktuar, që do të thotë, banorët kishin disa mundësi zgjedhjeje për të imituar njëri-tjetrin.

Ata mund të imitonin një banor duke u lyer si ata, të visheshin si ata, të imitonin mënyrë e qëndrimit, etj.

Tre banorët që do e kryejnë më mirë këtë sfidë, do kenë mundësinë t’i kërkojnë diçka Vëllait të Madh.

Pas leximit të zarfit, banorët përzgjodhën letrën me emrin përkatës.

Author: portali