Partneri i dërgon një mesazh Oltës në BBV, ka diçka për t’i thënë edhe Luizit

Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale.

Mirëpo, pas hyrjes në “Big Brother” ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin. Ky i fundit javë më parë i shkroi asaj një letër tepër romantike dhe të ndjerë.

Ndërsa sot i ka dërguar një mesazh shumë romantik në “Big Love”.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, ishte mesazhi i bashkëshortit të Oltës.

Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin.

Author: portali