Pas debatit të ashpër që pati me Luizin, Qetsosi shkoi te Kristi dhe i tha atij ta diskutoi këtë çështje “dhëmbë për dhëmbë” me të. Ai shtoi se kjo bisedë duhet të bëhet vetëm mes tij dhe Luizit, pasi Armaldo mund të jetë pjesë e komplotit dhe shtoi që mos të ketë besim te askush.
Qetsori i tha Kristit se ai duhet të dyshojë tek të gjithë, pasi deri në këtë pikë të lojës, nuk ka ngritur dyshime për askënd.
Kristi sërish e cilësoi si tallje sjelljen e Luizit dhe edhe njëherë përsëriti faktin që ai ka bërë komplot me Armaldon, për “kurthin” te tualeti. Deamishel nga ana tjetër, i tha Kristit se Luizi gënjën gjithë kohën. Sipas saj, ai njëherë thotë që do Maestron në shtëpi dhe një herë tjetër thotë se do Kristin.