Luizi e uli pak ritmin dhe u duk shumë miqësor me Oltën, aq sa publiku mendoi se kaq ishte gara e madhe e Big Brother VIP. Biseda dukej sikur ishte në ditën e finales, kur gjithçka duket e mbyllur.
Situata, në fakt, është krejt ndryshe, por thuajse askush nuk e ka vënë re. Olta i bëri një paralajmërim Luizit. “Unë nuk dua të luaj si ti. Nuk dua të të përmend gjëra që ti i di shumë mirë. Preferoj të vazhdoj kështu”, i tha ajo.
Shpesh është aluduar se kjo dyshe ka një njohje shumë solide jashtë mureve të shtëpisë. Ata janë rivalë, por njëkohësisht kuptohen vetëm me mimikat e fytyrës.
E gjithë loja po sillet rreth tyre. Ata e dinë se janë në finale. Fjalët e Oltës kishin ndoshta këtë kuptim: “Mos shko drejt limiteve me mua, sepse i kam ca asë nën mëngë për ty. Le të shkojmë deri në fund kështu dhe publiku le të vendosë”.
Njerëzit, rrjedhimisht, nuk e shmangin dot pyetjen: cili është sekreti i Luizit dhe pse e di Olta?